1 gol sa 20 qepje, pasojat e dëmtimit horror të Antonio Rudiger ndaj Shakhtar

by admin
Spread the love

Goli i Antonio Rudiger në minutën e 95 i dha Real Madridit barazimin në sfidën e javës së katërt të Champions League përballë Shakhtar Donetsk. Megjithatë, ky gol kishte pasoja të rënda për mbrojtësin madrilen që u dëmtua rëndë në kokë.

Kur ndeshja ishte drejt përfundimit më rezultatin 1-0 për Shakhtar, vjen një goditje me kokë nga Rudiger që çoi topin në rrjetë. Mbrojtësi gjerman ne momentin e golit pëson një përplasje të fortë me portierin kundërshtar.

Në këtë përplasje Rudiger ka pasur nevojë për ndihmën e mjekëve të cilët u detyruan t’i bëjnë 20 qepje në ballë. Mesazhe të shumta në drejtim të tij kanë ardhur nga fansat që janë përpjekur t’i qëndrojnë pranë.

Për sa i përket situatës në Champions League, “Los blancos” gjenden në vendin e parë në klasifikimin e tabelës me 10 pikë të grumbulluara. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like