“007” në Moskë! Franca po përgatitet të dërgojë 2 mijë ushtarë në Kiev

by admin
Spread the love

Dezinformim dhe provokim i hapur: Kështu i përshkroi ministria franceze e mbrojtjes pretendimet e kreut të shërbimit të fshehtë të jashtëm rus Sergei Naryshkin, sipas të cilit Parisi po përgatitet për të dërguar 2.000 ushtarë në Ukrainë.

“Manovra e orkestruar nga Naryshkin, drejtorës i inteligjencës së jashtme ruse, ilustron edhe një herë përdorimin sistematik të dezinformimit nga ana e Rusisë”, u shpreh ministria në fjalë në një postim në rrjetin social X, ku shtonte se “ky lloj provokimi konsiderohet papërgjegjshmëri e madhe nga ana e Moskës”.  Edhe pse vendosmëria e Ukrainës për të refuzuar luftën e agresionit rus mbetet e paprekur. Megjithatë, situata ushtarake është e tensionuar. Aleatët e Kievit tani kanë konfirmuar mbështetjen e mëtejshme në një takim në Ramstein. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius njoftoi në të një paketë të re ndihme nga Gjermania, me vlerë 500 milionë euro.

Kjo përfshin municion për 10.000 të shtëna nga rezervat e Bundesëehr-it, tha Pistorius në takimin e Grupit Ramstein. Ai tha se dërgesat do të fillonin menjëherë. Gjermania do të mbulojë gjithashtu koston e municionit për 180.000 të shtëna, në kuadër të iniciativës çeke në vazhdim. Dorëzimi do të bëhet gradualisht dhe do të fillojë në verë.

Gjithashtu, 100 mjete të blinduara për këmbësorinë dhe 100 mjete transporti do të dorëzohen si pjesë e një pakete të re ndihme. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin e siguroi gjithashtu Ukrainën për më shumë mbështetje, pavarësisht bllokadave të Kongresit të SHBA. Kongresi prej muajsh nuk ka miratuar një projektligj që do të siguronte rreth 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.


Top Channel

You may also like