Ҫfarë pritet të ndodhë? Tubimi i opozitës, nisen drejt Tiranës protestuesit e parë nga rrethet

by admin
Spread the love

Pasditen e sotme, do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita, e cila zhvillohet në orën 16:00 para kryeministrisë, gazetarja Brikena Metaj raporton se sipas të dhënave, nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës 60 protestues, nga Tepelena 40 protestues, nga Memaliaj 50 protestues, nga Përmeti 30 protestues dhe nga Këlcyra 35 protestues.

Ndërkohë gazetarja Lorena Kodra, raporton se nga Korça janë nisur drejt Tiranës, 550 protestues, Pogradeci rreth 200 dhe nga Devolli 400 protestues.

Ndërkohë, gazetari Elidon Ndreka, bën me dije se nga Lezhë janë nisur rreth 1 mijë protestues, me automjete private.

You may also like