Ҫfarë po ndodh? Përmbytje në Shkodër, pamje dramatike nga Thethi

by admin
Spread the love

Këto janë pamjet dramatike që SYRI TV sjell sot nga Thethi, pas reshjeve intensive të 24 orëve të fundit, ku në vijim, raporti zyrtar për situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.


Zyrtare: Gjate 24 oreve te fundit i gjithe territori i qarkut Shkoder, eshte perfshire nga reshje te dendura shiut me intensitet te larte te shoqeruar me shterngata.

Reshjet vazhdojne me intensitet mesatar edhe gjate dites se sotme ne te gjithe territorin e Qarkut

Ne hidrovoret Vilu e Cas eshte rikthyer energjia, por tensioni nuk eshte i plote dhe veshtirson punen e elektropompave.

Treguesit e hidrometrave

Drin kuota aktuale 4.80, kuota max 7.50

Hidometri Liqen kuota aktuale 6.50, kuota max 8.70.

Hidrometri Dajç jashte funksionit

Niveli bunes eshte ne kuoten minimale

Po ashtu edhe niveli drinit eshte poshte leximit te hidrometrit

Bashkia Shkoder

Si rezultat i reshjeve te shumta kemi dalje te perrenjve nga shtrati dhe permbytje te nje sip prej 400 ha ne Fushen e Muriqanit Njesia Administrative Ana e Malit.

Prezence uji ne L. Kasape NjA Guri i Zi per shkak te bllokimit nga inertet te Ures se Pistalles.

Prezence uji ne nje sip te vogel ne fshatin Shirq NjA Dajc.

Tejmbushje te kanaleve kulluese te para te dyta e te treta ne Velipoje Dajc e Berdice edhe pse ndermenza punon me kapacitet maximal.

Demtime te rrugeve dytesore pothuajse ne te gjitha njesite.

Bllokim nga inertet te rruges kryesore ne Zues, levizet me nje krah.

Nga Theth NjA Shale, dalje nga shtrati e perroit Nikgjonaj, prezence uji ne 3 banesa.

Mungese energjie elektrike thuajse ne te gjitha njesite.

Bashkia Malesi e Madhe: Vazhdojne reshjet e intensitet te larte ne territorin e bashkise M.Madhe.

Si rezultat i renies ne sasira te medha perroi i thate ne fshatin Kamice ka dale nga shtrati.

Ne Bajze: ujerat kane depertuar ne 2 familje te Mark Qosja dhe Asllan Culaj ku mjetet e MNZSH kane punuar per thithjen e ujit me pompa

Bashkia F. Arrez vazhdojne reshjet e shiut me intesitet te lart dhe era te fuqishme.

Deri ne keti momente raportohet per demtim te infrastruktures rrugore auto rurale, ne te gjitha njesite dhe shkeputje te energjis elektrike. Po punohet per venjen dhe mbajtjen ne funksion te rrugeve auto qe lidhin bashkin me qendrat e Njesive Administrative.

Bashkia Vau Dejes: Gjate nates ka sjelle prurje te pa llogariteshme te ujrave edhe si pasoje kane dale nga shtrati perroi i quajtur Gline dhe lumi Gjader te cilat kane demtuar rruge lagjesh edhe infrastukturen ne Qytetin e Vau Dejesit Njesine Vig-Mnele dhe Njesine Hajmel,Shllak.Nuk ka energji elektrike ne pothuajse te gjitha njesite administrative.Bashkia po merr masa per evakuimin ne banoreve ne rast se do kete perkeqesim te situates pasi reshjet po vazhdojne me intensitet te larte pa nderprerje

Eshte ngritur KMCQ dhe po e monitoron situaten prej 48 oresh ne te gjithe territorin e Qarkut duke kordinuar bashkepunimin me te gjithe strukturat e nivelit qendror dhe vendor, nderkohe jane ngritur komisionet e mbrojtjes civile ne cdo bashki te cilat po e monitorojne dhe ndjekin situaten me strukturat lokale. Per precipitimin e situates do ju informojme ne vazhdimesi..

You may also like