Zyrtari ukrainas zbulon planin e Putinit: I njëjtë me atë të Stalinit në 1932-shin

by admin
Spread the love

Rusia po përpiqet të përsërisë ‘Holodomorin’, një krizë ushqimore e krijuar në Ukrainë nga viti 1932 deri në 1933.

Shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka deklaruar përmes një postimi në Telegram se forcat ruse po bombardojnë fushat e ukrainës me qëllim krijimin e një krize ushqimore globale.

“Rusët po bombardojnë fushat e Ukrainës me bomba zjarri. Ata që krijojnë krizën globale të ushqimit përpiqen të rindërtojnë Holodomor”, shkroi Yermak.

Sipas mediave të huaja, Rusia po përpiqet të përsërisë ‘Holodomorin’, një kriz ushqimore e krijuar në Ukrainë nga viti 1932 deri në 1933 që vrau miliona njerëz nën regjimin sovjetik.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se pasojat e luftës në Ukrainë kanë çuar në një krizë serioze të kostos së jetesës, të cilën asnjë vend apo komunitet nuk mund ta shmangë.

Rruga Press

You may also like