Zyrtari ukrainas: Rreziku i katastrofës bërthamore në Zaporizhia po rritet çdo ditë

by admin
Spread the love

Rreziku i katastrofës në centralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, i pushtuar nga trupat ruse, po rritet çdo ditë.

Kështu është shprehur kryebashkiaku i qytetit, Dmytro Orlov për agjencinë e lajmeve, AFP.

“Ajo që po ndodh atje është terrorizëm i drejtpërdrejtë bërthamor. Ajo mund të përfundojë në mënyrë të paparashikueshme në çdo moment”, tha ai.

Centrali bërthamor i Zaporizhias në Ukrainën juglindore është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi dhe Kievi ka akuzuar Moskën se ka vendosur atje qindra ushtarë dhe armatime.

Zaporizhia është goditur nga një seri bombardimesh që nga e premtja e kaluar, me forcat ruse dhe ukrainase që fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.

Disa ditë më parë, Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres ka bërë thirrje për dhënie fund të operacioneve ushtarake rreth centralit.

Ndërsa, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) ka kërkuar akses të menjëhershëm në impiantin bërthamor në Zaporizhia.

Rruga Press

You may also like