Zyrtari i Prishtinës: Janë vjedhur rrjetat e portave

by admin
Spread the love

Futbollistët e grupmoshës U17 të Prishtinës sot kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në fushën e Kompleksit Sportiv “Prishtina”.

Megjithatë, kjo stërvitje dallonte nga të tjerat, pasi aty dyshohet se dikush vodhi gjatë natës rrjetat e golave.

Zyrtari i klubit “bardhekaltër”, Kushtrim Sopa ndau disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku shihen golat pa rrjeta, ndërsa pretendon se dikush gjatë natës i vodhi ato.

Sipas tij, personat që dyshohet se vodhën rrjetat, kishin bërë gati që pas rrjetave të vodhin edhe skeleturën e golave (shtyllat).

Zyrtari prishtinas tutje potencoi se kjo nuk ishte hera e parë që klubi kryeqytetas është dëmtuar në këtë formë.

Postimi i plotë:

Mirmëngjesi nga Kompleksi Sportiv “Prishtina”
Në një ditë me diel dhe në terminin e zakonshëm të grupmoshës U17 Superliga, çunat e rinjë i pret një befasi aspak e këndshme para stërvitjes së ditës së sotme.
Disa “njerëz” të pa ndërgjegjshëm dhe pa pikë morali njerëzor, gjatë mbrëmjes kishin vjedhur rrjetat e gollave të lojës si dhe mjetet përcjellëse të tyre, gjithashtu i kishin bë gati për ditën e sotme ti vjedhin edhe shtyllat (skeleturën e gollave) duke i shliruar ato fillimisht pastaj sonte sigurisht për ti çmontuar dhe për ti vjedhur copë-copë.
*Kjo nuk është hera e parë që ne dëmtohemi duke na shkaktuar dëme të konsiderueshme në dyer dhe dritare, paisje sportive me theks të veçantë topa të lojës etj.
Pavarësisht rrethanave të klubit dhe kushteve në këtë ambient sportiv si kordinator i shkollës dhe mbikqyrës i kësaj fushe sportive, përveç ekipit tonë të seniorëve dhe shkollës tonë të futbollit, termine dhe hapësirë ju kam ofruar pothuajse të të gjitha klubeve sportive të kryeqytetit dhe më gjerë, vashave si dhe grumbullimeve të përfaqësueseve të reja sa herë kanë pas nevojë, pa asnjë llojë kompenzimi, sepse qëllimi madhor i secilit prej nesh që jeton me sportin është zhvillimi dhe edukimi i brezave të rinjë dhe të reja në frymën sportive, larg rrugëve të degjenerimit shoqëror.
A thu kujt po i pengon kjo!?
Me respekt,
Kushtrim Sopa“.

You may also like