Zyrtari i Dukagjini merr rrugën për gurbet, klubi i bën një dhuratë të veçantë

by admin
Spread the love

Ekonomi i KF Dukagjinit, Valmir Rraci është larguar nga klubi pasi do ta vazhdojë jetën larg Kosovës.

Rraci do të vazhdojë jetën në Zvicër, ndërsa sot ka qenë i pranishëm për herë të fundit në taborin e “Hithave”, shkruan Demokracia.com.

Trajneri dhe lojtarët e kanë përcjellur në stërvitjen e skuadrës Rracin duke i dhuruar fanelën me numër 1.

“Sot, Vali u përshëndet me klubin dhe shtëpinë e tij të dytë. Ishtë pjesë e jona tash e disa vitë, duke punuar me përkushtim dhe vullnet për suksesin e klubit.
“Ne i dëshirojmë atij shumë shëndet dhe gjitha të mirat ne shtetin helvetik (Zvicër), atje ku do e vazhdoj jetesën” thuhet në njoftimin e Dukagjinit. 

You may also like