Zyrtari amerikan tregon pse po dështon ushtria e Putin në Ukrainë

by admin
Spread the love

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes janë shprehur se operacioni i Rusisë për të pushtuar Ukrainën, po ecën shumë më ngadalë nga sa ishte planifikuar dhe tashmë ata po përballen me mungesë furnizimi.

Pentagoni tha se forcat ruse ende nuk kanë marrë kontrollin e qiellit të Ukrainës pas 6 ditësh, madje deri tani nuk kanë arritur të marrin as objektivat kyçe si qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, apo porti jugor i Mariupolit.

“Në shumë raste, ne po shohim autokolona mjetesh ushtarake që kanë mbetur pa karburant”, ka thënë një zyrtar për agjencinë e lajmeve AFP. “Tashmë, ata po mbesin pa ushqim”.

Ai shtoi se ka shenja që tregojnë se morali mes ushtarëve rusë është në nivele të ulëta. “Jo të gjithë, mesa është parë, kanë qenë të stërvitur plotësisht, apo edhe të vetëdijshëm se do të dërgoheshin në një operacion luftarak”.

You may also like