Zyrtare: Visar Musliu transferohet te skuadra gjermane

by admin
Spread the love

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu karrierën e tij do ta vazhdojë në Gjermani, tek skuadra e Ingolshtad, transmeton Insporti.

Musliu te skuadra e Ligës së Dytë gjermane u transferohet nga skuadra hungareze e Mol Fehervar.

Me Mol Fehervara, Musliu kishte zhvilluar 77 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola. Gostivarasi me Shkëndijën e Tetovës fitoi tre trofe, dy kampionate dhe 1 Kupë, ndërkaq me Vardarin siguroi grupet e Liga Europës.

Musliu në kampionatin vendor ishte pjesë edhe e Renovës ku në 33 ndeshje të zhvilluara arriti të shënojë 4 gola.

Ndryshe Musliu me shpresat e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesen A numëron plotë 40 paraqitje.

You may also like