Zyrtare: UEFA dënon Kombëtaren angleze, ndaj Shqipërisë luajnë pa tifozë

by admin
Spread the love

UEFA ka dënuar Federatën e Anglisë me dy ndeshje pa tifozë dhe njëqind mijë euro gjobë, pas incidenteve me publikun në finalen e “EURO 2020”, transmeton Insporti.

Mediat britanike raportojnë se dy takimet e ardhshme të Anglisë do të luhen pa praninë e publikut.

“Anglia urdhërohet që të luajnë dy ndeshjet e tyre të ardhshmeme dyer të mbyllura pas problemeve të tifozëve gjatë finales së EURO 2020”, shkruajnë gazetarët britanikë.

Kombëtarja angleze në ndeshjen e ardhshme do të luajë ndaj Shqipërisë, në kuadër të kualifikimit për Kupën e Botës 2022, dhe ndeshja do të luhet pa tifozë.

You may also like