Zyrtare: Trajneri që refuzoi postin e të parit të Kosovës, merr drejtimin e gijgantit gjerman

by admin
Spread the love

Felix Magath, 68-vjeç, rikthehet pas 10 vjetësh në krye të një skuadre të Bundesligë. Trajneri veteran gjerman për herë të fundit ka drejtuar një skuadër futbolli në vitin 2017. Hertha e Berlin njoftoi se i kishte besuar drejtimin e ekipit të parë deri në fund të sezonit.

Është një zgjedhje e bujshme, sepse aventura e fundit e Magathit në Bundesligë daton në sezonin 2011-2012, tek Wolfsburgu, klub që e shkarkoi pas një fillimi shumë të vështirë të sezonit.

Që atëherë, ai ka drejtuar Fulhamin në Angli për disa muaj, fillimisht në Premier League dhe më pas në Championship, përpara se të niste një aventurë në Kinë te Shandong Luneng. Përvoja në Superligën Kineze përfundoi në vitin 2017 dhe mbetet eksperienca e tij e fundit në stol para së të pranonte detyrën e trajnerit të Herthas së Berlinit këtë të diel.

Kujtojmë se Magath refuzoi ofertën e FFK-së për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Magath, i cili si futbollist fitoi edhe Kupën e Kampionëve në vitin 1983 me Hamburgun, duke shënuar golin vendimtar kundër Juventusit në finale, së bashku me Heynckes, Beckenbauer, Sammer, Schaaf dhe Benthaus kanë fituar Bundesligën si trajnerë dhe lojtarë.

You may also like