Zyrtare: Tottenham bën një tjetër afrim në merkato

by admin
Spread the love

Tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. Tottenham ka afruar një tjetër portier, që do të ketë rolin e zëvendësuesit të titullarit të padiskutuar, Hugo Lloris. Bëhet fjalë për portierin e Southampton Fraser Forster.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp. Ai ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Tottenhamin të paktën për dy vite.

Një afrim ky që tregon edhe njëherë faktin se portieri Gollini nuk ka bindur në Londër. Ai do të rikthehet në Itali tek Atalanta për të vendosur më pas se çfarë do të bëjë për të ardhmen e tij. /oversport.tv

Foto: tottenhamhotspur.com

You may also like