Zyrtare: Thomas Reis është trajneri i ri i Schalke

by admin
Spread the love

Schalke ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Thomas Reis, që u shkarkua nga Bochum pak javë më parë, do të ulet në stolin e skuadrës që mbyll tabelën e klasifikimit në Bundesligë.

Drejtuesit e Schalke kanë gjetur një marrëveshje me drejtuesit e ish-klubit të teknikut për të prishur kontratën që kishin mes tyre.

Thomas Reis ka firmosur me skuadrën nga Gelsenkirchen deri në fund të sezonit aktual dhe objektivi kryesor është mbijetesa mes më të mirave të Gjermanisë. / Oversport.tv

You may also like