Zyrtare: Strakosha transferohet tek Brentford, firmos deri në vitin 2026

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Thomas Strakosha është lojtari më i ri i Brentford. Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit vendosi që të mos rinovojë me Lazion dhe të vazhdojë karrierën e tij në Angli.

Strakosha, që ishte një lojtar i lirë që nga 30 qershori, ka firmosur me klubin anglez deri në 30 qershor të vitit 2026.

Pas 10 viteve të kaluara në Itali mes Lazios dhe Salernitanës, portieri shqiptar do të startojë një aventurë të re me Brentford në Premier League. / Oversport.tv

You may also like