Zyrtare/ Steven Gerrard braktis Rangers, merr drejtimin e klubit të Premier League

by admin
Spread the love

Steven Gerrard rikthehet në Premier League. Ish-kapiteni legjendar i Liverpool është trajneri i ri i Aston Villa.

41-vjeçari drejtonte Rangers prej verës së vitit 2018, duke ia dalë të rikthejë ekipin skocez te titulli kampion.

Ofertën e klubit nga Birmingemi nuk mund ta refuzonte, teksa drejtuesit e dy klubeve gjetën marrëveshjen mes tyre në lidhje me rikthimin e Gerrard në elitën e futbollit anglez, këtë radhë si trajner.

Zyrtarizimi ka ardhur nga një postim i Aston Villa në Tëitter, teksa ish-mesfushori tha këto fjalë pas prezantimit.

“Aston Villa është një klub me histori dhe tradita, jam jashtëzakonisht krenar që do të jem trajneri i kësaj skuadre.

Nga bisedimet e kuptova se sa ambiciozë janë pronarët dhe mezi pres të jap kontributin tim në realizimin e objektivave.

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë që lidhen me Rangers, që më dhanë mundësinë të drejtoj një klub të tillë.

Ndihma që dhashë në fitimin e titullit të 55-të në histori do të mbetet gjithmonë në zemrën time si një moment i veçantë”, deklaroi Gerrard.

Aston Villa renditet në vend të 16-të në Premier League, me 10 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat, teksa Gerrard do të debutojë në takimin shtëpiak me Brighton (20 nëntor).


Top Channel

You may also like