Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Serie A, në këtë skuadër shfaqen rastet me koronavirus

by admin
Spread the love

Serie A sheh për herë të parë këtë edicion një ndeshje që afektohet nga virusi Covid-19.

Skuadra e Salernitana, në të cilën luan mbrojtësi shqiptar, Frederic Veseli, ka marrë lajmin për dy lojtarë pozitiv me Covid-19 si dhe anëtarë të tjerë të stafit.

Dje bëhej e ditur se udhëtimi drejt ‘Dacia Arena’ të Udinese nuk do t’i lejohej kësaj skuadre, derisa tashmë është konfirmuar se ndeshja do të shtyhet.

Ndeshja mes Udinese dhe Salernitata planifikohej të luhej me fillim nga ora 18:30 por nuk mund të shkojë sipas planit.

Kjo është hera e parë këtë edicion që një ndeshje në Serie A do të afektohet nga Covid-19.

Deri më tani liga më e prekur është Premier League, kurse Serie A duket se po shkon në rrugën e njëjtë.

You may also like