Zyrtare: Sassuolo afron talentin e Romës, Skov Olsen largohet nga Bologna

by admin
Spread the love

Sassuolo ka bërë një tjetër transferim në merkaton e janarit. Nga ekipi i Romës është afruar Riccardo Ciervo.

Lajmin e ka bërë zyrtar vetë klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp. Në të thuhet se sulmuesi i krahut është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje. Ndërkohë që Ciervo, pjesën e parë të sezonit e ka kaluar te Sampdoria.

Bologna ndërkohë ka zyrtarizuar një largim. Bëhet fjalë për Skov Olsen i cili u transferua në kampionatin belg te Club Brugge. Sulmuesi danez nënshkroi një marrëveshje që do ta mbajë të lidhur me klubin belg deri në sezonin 2026. /oversport.tv

 

You may also like