ZYRTARE/ Rezultatet zhgënjyese, klubi i La Ligës shkarkon trajnerin

by admin
Spread the love

Humbja 0-3 ndaj Getafes i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Sevijas, Diego Alonso i cili është shkarkuar mbrëmjen e sotme. Klubi andaluzian e bëri zyrtar vendimin në një deklaratë të shkurtër pak pas përfundimit të ndeshjes. 

Nën drejtimin e uruguaianit, Sevija nuk fitoi në tetë ndeshje në La Liga, ndërsa humbi të katër ndeshjet në Champions League, duke përfunduar në fund të grupit. 

Alonso mbërriti në tetor për të zëvendësuar Joze Mendilibar, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të Europa League sezonin e kaluar. 

Dy fitoret e vetme të Alonsos erdhën kundër rivalëve të kategorive më të ulëta në “Copa del Rey”. Sevilja ndodhet në vendin e 16-të të La Liga, me pikë të barabarta Selta Vigon dhe Kadizin.  

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like