Zyrtare! Orges Shehi, trajneri i ri i Partizanit

by admin
Spread the love

Flitej prej kohësh, por më në fund klubi i Partizanit zyrtarizon si trajnerin e ri të skuadrës, Orges Shehin.

Nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale, klubi kampion i Shqipërisë bën të ditur bashkëpunimin me teknikun durrsak. Shehi mbërrin te Partizani nga Tirana teksa me bardheblutë fitoi edhe titullin kampion 2021/2022.

Shehi shndërrohet në trajnerin e tretë për Partizanin gjatë këtij sezoni duke qenë se të kuqtë e nisën vitin me Zoran Zekic e më pas me Arbër Abilaliaj. Por, tashmë kryeqytetasit janë gati të nisin një epokë të re me në krye teknikun durrsak.

Objektivi sigurisht do të jetë titulli kampion me Partizanin që aktualisht është në vendin e dytë të Superiores teksa Shehido të debutojë me kryeqytetasi më datë 13 janar në ndeshjen ndaj Teutës./ Super Sport


Top Channel

You may also like