Zyrtare: Një tjetër mesfushor lë Atleticon, largohet drej Amerikës

by admin
Spread the love

Hector Herrera nuk do të jetë më një lojtar i Atletico Madrid nisur që nga vera e ardhshme. Tashmë gjithçka është zyrtare për transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Houston Dynamo.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp. Në të thuhej se Herrera ka nënshkruar deri në vitin 2024 me Houston Dynamo me opsionin edhe për një sezon më tepër.

Kështu, Hector Herrera do të largohet nga Atletico Madrid pasi kishte nënshkruar me ekipin e Simeones në vitin 2019. Megjithatë, ai do të përfundojë sezonin aktual me madrilenët dhe më pas do të largohet si lojtar i lirë në verë. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid Facebook

You may also like