Zyrtare: Nistelrooy do të marrë drejtimin e skuadrës së madhe evropiane!

by admin
Spread the love

Legjenda e futbollit Ruud van Nistelrooy është emëruar si trajner i PSV Eindhoven.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Nistelrooy do të udhëheq me pankinën e skuadrës holandeze.

Nistelrooy do të nënshkruaj kontratë deri në qershor të 2025.

Nistelrooy karrierën e tij e nisi me Den Bosch, përpara se të kalonte në Heereveen, duke u bërë përfundimisht një emër i madh në botën e futbollit në skuadrën që tani do ta drejtojë, PSV Eindhoven.

Rekordi i tij i golave në PSV tërhoqi vëmendjen e Manchester United që në vitin 2001 e transferuan atë në Angli për një shumë prej 19 milionë paund.

Karriera e tij në United ishte e sukseeshme duke fituar tituj të shumtë si Premier League, FA Cup, Football League Cup e FA Community Shield. Ai u shpall dy herë lojtar i vitit.

Nistelrooy shënoi 150 gola në vetëm 219 ndeshje për United. Në vitin 2006, Nistelrooy kaloi në Spanjë, tek Real Madrid duke fituar kështu 2 tituj të La Ligës dhe Superkupën e Spanjes përpara se të nënshkruante me Hamburger SV në afatin kalimtar të janarit të 2010-tës. Ai u pensionua nga futbolli në vitin 2012.

Nistelrooy përveç PSV Eindhoven, gjithashtu është edhe ndihmës menaxher për Holandën.

Në anën tjetër, PSV Eindhoven aktualisht mbajnë pozitën e dytë në tabelë, vetëm 2 pikë mbrapa Ajax që është ne vendin e parë.

You may also like