Zyrtare: Mësohet stadiumi ku do të zhvillohet derbi Prishtina – Ballkani

by admin
Spread the love

Sfida e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, do të zhvillohet të dielën më 20 shkurt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja Prishtina – Ballkani zhvillohet nga ora 13:30 dhe do të transmetohet direkt në platformën “Art Motion” si dhe “Klan Kosova”.

Prishtina as duelin ndaj Ballkanit sikurse atë ndaj Drenicës në Kupën e Kosovës, nuk do ta zhvillojë në folenë e saj në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të punimeve që janë duke u kryer në tapetin e gjelbër.

Prishtina para këtij dueli “stacionohet” në pozitën e pestë me 24 pikë të mbledhura derisa Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 36 pikë. /insporti/

You may also like