Zyrtare: Lille shkarkon trajnerin, drejtimin pritet ta marrë ishi i Romës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë është zyrtare. Lille nuk ia beson më stolin teknikut Jocelyn Gourvennec . Pas shumë ditësh ku po flitej për largimin e tij tashmë erdhi edhe konfirmimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të klubi francez e falenderonte për periudhën që ka kaluar me Lille, por vendimi i marr i shihte palët larg njëra-tjetrës.

Për sa i përket zëvendësuesit të tij, bëhet fjalë për një trajner që është i njohur në Serie A. Bëhet fjalë për Paulo Fonseca, ish-trajneri i Romës. Ky i fundit është i hapur për një eksperiencë në Ligue 1. /oversport.tv

Foto: losc.fr

You may also like