Zyrtare, Klopp rinovon: Sa shumë fjalë për ta përshkruar si ndihem!

by admin
Spread the love

Zyrtarisht Jurgen Klopp ka zgjatur bashkëpunimin me Liverpool deri më 30 qershor 2026. Trajneri gjerman kishte edhe dy vite kontratë, por nuk hezituar kur i është propozuar të nënshkruajë një marrëveshje të re. Ai është në krye të Liverpool që prej verës së vitit 2015.

“Ka kaq shumë fjalë që mund të përdor për të përshkruar se si ndihem për këtë lajm: i lumtur, i përulur, i bekuar, i privilegjuar dhe i emocionuar për këtë fillim të ri. Ka shumë për të dashur në këtë vend.

E dija që para se të vija këtu, e mësova edhe më mirë kur mbërrita dhe tani e njoh më shumë se kurrë më parë. Së bashku me ndihmësit e mi, Pep Lijnders dhe Pete Krawietz, arritëm në konkluzionin të thonim po. Ka akoma freski në këtë klub dhe kjo më jep energji.

Pronarët kanë qenë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe energjikë për këtë klub dhe është e qartë që kjo vlen për të ardhmen. Jemi një klub që vazhdimisht po ecën në drejtimin e duhur. I kemi idetë e qarta çfarë duam dhe si ta arrijmë.

Kur më thanë për të rinovuar, pyeta veten nëse kam energji për të dhënë nga vetja për këtë vend të mrekullueshëm? Nuk m’u desh kohë të përgjigjesha. Përgjigja ishte e thjeshtë: Jam i dashuruar me Liverpool dhe ndihem mirë”, ka thënë Klopp. / oversport.tv

Foto: Liverpoolfc.com

You may also like