Zyrtare: KF Ulpiana nënshkruan me Andi Thaqin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KF Ulpiana ka njoftuar se ka nënshkruar me portierin, Andi Thaqi, si zëvendësues i Armend Blakçorit.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e klubit, përmes një njoftimi në “Facebook”.

Portieri i’u bashkua Ulpianës duke u larguar nga KF Arbëria.

Njoftimi i plotë i klubit, pa ndërhyrje:

Ulpiana përforcon portn, akord me ish-portierin e KF ARBËRIA.

Goditje të fuqishme në këto orë të merkatos, teksa Ulpiana ka arritur akordin me ish-portierin e KF ARBERIA, Andi THAQI, raporton Klubi ULPIANA.

Andi Thaqi ka mbërritur sot në “Sami Kelmendi” për të firmosur me skuadrën e Edlir Tetovës, duke blinduar kështu portën së bashku me Drilon Ajeti. Transferimi i portierit u bë i mundur falë Drejtorit të klubit, Enver Duriqi, i cili edhe do t’a prezantoj.

Zyrtarizimi i gardianit premtues është bërë sot nga klubi bardhekaltërt. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkfulpiana1926%2Fposts%2F2182440118578001&show_text=true&width=500

You may also like