Zyrtare: Kërkohej nga gjysma e Europës, talenti francez shkon në Premier League

by admin
Spread the love

Kërkohej nga gjysma e Europës, por e ardhmja e Boubacar Kamara tashmë është e sigurt. Talenti francez ka firmosur një kontratë dhe do të jetë lojtari i parë që i afrohet Aston Villas në merkaton e verës.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se mesfushori 22-vjeçar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin anglez për 5 sezone.

Kamara transferohet kështu me parametër zero në Premier League pasi nuk pranoi të rinovonte kontratën me Marseille. Ai ishte një nga lojtarët kryesor te francezëve pasi zhvilloi një sezon fantastik, ndërsa tashmë ka prerë shpresat e shumë klubeve europiane që kërkonin shërbimet e tij. /oversport.tv

Foto: Aston Villa, Twitter

You may also like