ZYRTARE: Granit Begolli merr drejtimin e skuadrës së Lirisë

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare, Granit Begolli është trajneri më i ri i skuadrës nga qyteti i Prizrenit – Lirisë.

Begolli ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me klubin.

Gjithashtu, Begolli bëri të ditur se asistent i tij do të jetë Blerim Bunjaku.

”Me kënaqësi dua t’ju njoftoj se që nga sot do të jem pjesë e një ndër klubeve më të mëdha të futbollit kosovar, FC Liria.

Së bashku me asistentim tim Blerim Bunjaku do të udhëheqim ekipin me përgjegjësi për arritjen e objektivave.

Forca Liria” – shkroi Begolli në llogarinë e tij në ”Facebook”.

Liria stinorin vjeshtor në Grupin A të Ligës së Parë e mbylli me 19 pikë në vendin e gjashtë, me tetë më pak se skuadra në vendin e parë – Trepça ’89. 

You may also like