Zyrtare: Futbollisti i Kosovës U-21 transferohet në Winterthur

by admin
Spread the love

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Eris Abedini është rikthyer edhe zyrtarisht te skuadra e Winterthur.

Abedini ishte transferuar te skuadra nga liga e dytë e Zvicrës në vitin 2019 nga Lugano në formë huazimi në afatin e janarit.

Abedini (23-vjeçar) më pas ishte rikthyer te Lugano, për të kaluar më pas te Wil 1900, më pas te Granda, për të përfunduar te Chiasso.

Mesfushori defanziv tani i është bashkuar Winterthurit, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Abedini do të luajë me skuadrën zvicerane në Challenge League (D2), duke shpresuar që në të ardhmen e afërt të kalojë në elitën e futbollit zviceran.

You may also like