Zyrtare: Deliu nis një tjetër aventurë jashtë shtetit, firmos në Letoni

by admin
Spread the love

Ardit Deliu është gati të nisë aventurën e tij të re pas eksperiencës së kaluar me Laçin. Mësfushori 24-vjeçar ka firmosur në Letoni me klubin e Liepajas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Letonez me anë të një postimi në faqen zyrtare. Për Deliun kjo nuk është aventura e parë jashtë vendit pasi më parë ka luajtur edhe në Kroaci me RNK Split.

Për s ai përket ekipit të Liepaja, këta të fundit do të ndeshen në kualifikueset e Conference League përballë Gjilanit të Kosovës. Së bashku me Deliun është prezantuar gjithashtu tek Liepaja edhe ish-mbrojtësi i Teutës, Kenan Hreljic. /oversport.tv

You may also like