Zyrtare: Criscito braktis Genoan, gati për aventurën e re me Toronton

by admin
Spread the love

Pasi ra në Serie B, Genoa po fillon të humbasë disa nga pjesët e saj më të rëndësishme. Kështu, lojtari që ka braktisur ekipin është kapiteni Domenico Criscito.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se të dyja palët kanë arritur marrëveshjen për prishjen e kontratës në mënyrë konsensuale.

Për sa i përket të ardhmes së tij, Criscito pritet të transferohet në MLS te Toronto. Aty Criscito do të gjejë edhe një tjetër ish-lojtar të Serie A, Lorenzo Insigne. /oversport.tv

Foto: Genoa CFC, Twitter

You may also like