Zyrtare: Cremonese përgatitet për Serie A, afron mbrojtësin e Genoas

by admin
Spread the love

Ekipi i sapongjitur në Serie A, Cremonese ka bërë edhe një tjetër afrim në këtë merkato vere. Ata kanë transferuar nga Genoa mbrojtësin e qendrës, Vasquez.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Vasquez është afruar në formë huazimi nga Genoa me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Në sezonin e fundit, Vasquez zhvilloi 28 ndeshje me fanellën e Genoas. Ai realizoi gjithashtu edhe një gol në sfidën që luajti përballë Sassuolos. /oversport.tv

Foto: Genoa CFC, Facebook

You may also like