Zyrtare: Christopher Nkunku rinovon kontratën me Leipzig

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kërkohet nga gjigantët europianë, por Christopher Nkunku ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij me Leipzig. Sulmuesi francez ka rinovuar kontratën me klubin gjerman deri në vitin 2026.

Ka qenë vetë Leipzig që ka zyrtarizuar marrëveshjen dhe e ka bërë publike me anë të një komunikate në faqen e saj. Në të thuhej se Nkunku, të cilit i skadonte kontrata në vitin 2024, e ka shtyrë atë edhe për dy sezone të tjera.

Në sezonin e fundit, Nkunku ishte një nga lojtarët që shkëlqeu më shumë në kampionatin gjerman. Në 50 ndeshje të zhvilluara me Leipzig ai realizoi 35 gola. /oversport.tv

Foto: RB Leipzig, Facebook

You may also like