Zyrtare: Christian Eriksen bashkohet me Manchester United

by admin
Spread the love

Christian Eriksen do të vazhdojë të luajë në Premier League. Pas muajve që kaloi te Brentford, mesfushori danez ka vendosur që të bashkohet me Manchester United.

Ish-lojtari i Interit është zyrtarisht një lojtar i “djajve të kuq”, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

“Kam akoma ambicie të mëdha, ka akoma shumë për të fituar dhe ky është vendi perfekt për të vazhduar udhëtimin tim. Manchester United është një klub special dhe mezi pres që të filloj këtë aventurë”, ka thënë Eriksen. / Oversport.tv

Foto: Brentford FC Twitter

You may also like