Zyrtare: Bologna rinovon kontratën me mbrojtësin e saj

by admin
Spread the love

Lorenzo De Silvestri do të vazhdojë karrierën e tij te Bologna. Mbrojtësi i djathtë ka rinovuar kontratën e tij me klubin edhe për një vit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi zyrtar në faqen e saj. De Silvestri prej kohësh mendohej se mund të largohej nga Bologna, por tashmë nuk ka më dyshime.

“Bologna komunikon se ka gjetur ditët e fundit një marrëveshje me mbrojtësin Lorenzo De Silvestri për të rinovuar kontratën deri në 30 qershor 2023”, shkruhej në postimin e Bolognas. /oversport.tv

Foto: www.bolognafc.it

You may also like