Zyrtare: Alessandro Agostini pas Mazzarrin në stolin e Cagliarit

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Ashtu si pritej, Alessandro Agostini është trajneri më i ri i Cagliarit. Ka qenë vetë klubi që me anë të një komunikate zyrtare ka bërë publik lajmin, ku ka shtuar ndër të tjera se do të marrë drejtimin e ekipit nisur nga ndeshja e radhës.

Kështu, Agostini do të pasojë të shkarkuarin Walter Mazzarri. Ky i fundit u largua pasi në tetë ndeshjet e fundit kishte arritur të fitonte vetëm 1 prej tyre duke humbur 7 të tjerat.

Agostini është një emblemë për skuadrën e Cagliarit ku ka zhvilluar edhe 298 ndeshje në harkun e 9 sezoneve. Ai e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Cagliarit ndërsa tani mori ekipin e parë.

Me tre javë nga fundi i kampionatit, Cagliari ndodhet në kuotën e 28 pikëve, vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë. Megjithatë, ata janë të pafavorizuar duke parë se Salernitana ka një ndeshje më shumë për të luajtur me Venezian dhe në rast se fiton, atëherë do të ishte Cagliari që do të zbriste në zonën e ftohtë. /oversport.tv

Foto: Cagliari Calcio, Twitter

 

You may also like