Zyrtare: “Air Albania” shtëpia e Partizanit për ndeshjen e Conference League

by admin
Spread the love

Kishte disa ditë që qarkullonte si lajm, por sot ka ardhur zyrtarizimi nga vetë klubi i kuq. Partizani do të luajë ndeshjen e turit të parë kualifikues të Conference League në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Klubi Partizani me kënaqësi njofton se ndeshja e kthimit Partizani – Saburtalo e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Impianti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo në program të enjten datë 14 korrik ora 20:00”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Fillimisht u vendos që sfida të luhej në “Elbasan Arena”, por tashmë konfirmohet zyrtarisht se Partizani do të luajë kundër Saburtalo në kryeqytet, në stadiumin më të mirë ne vend. / Oversport.tv

You may also like