Zyrtare: Aaron Ramsey te Rangers, detajet e transferimit

by admin
Spread the love

Aaron Ramsey është transferuar te Rangers dhe tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga kampionët e Skocisë.

Mesfushori kalon nga Juventusi në huazim deri në fund të sezonit dhe klubi nga Torino do të paguajë një pjesë të pagës së tij.

Bardhezinjtë shpresojnë që në verë Rangers ta blejë, pasi huazimi me të drejtë blerje kthehet në huazim me detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte.

Juventusi shpreson shumë që të ndodhë kjo, pasi mund të kursejnë pagën e Ramsey për një sezon dhe të arkëtojnë 5.5 milionë euro. / oversport.tv

You may also like