Zymi nga “Aktiv”: Zhurma e Sunny Hill, dëmton biodiversitetin e Gërmisë

by admin
Spread the love

Vazhdon edhe një episod e re, e “telenovelës” së Festivalit Sunny Hill.

Pas vendosjes së organizatorëve që i njëjti të mbahet në fillim të muajit gusht në Prishtinë, është një organizatë jo qeveritare që po kërkon mos mbajtjen e Festivalit në Parkun “Gërmia”.

Flutra Zymi, nga organizata Qytetarët Aktiv, në Sytë 7 tregoi dëmet që mund të sjellë mbajtja e një festivali në një park ku ka biodiversitet.

Sipas saj, zhurma e madhe e muzikës për katër ditë rresht, dëmton rënd gjallesat, që shkakton edhe largim të tyre.

Më pas, dëmtimi i gjelbërimit, e ndotjet e ajrit nga gjësendet që konsumohen dhe dëmtimi i nga tualetet do ta përkeqësojnë jetesën e kafshëve, shpezëve e insekteve në park.

Zymi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Komuna nuk duhet të lejoj të mbahet ky festival aty, pasi ka dëshmi që i njëjti kishte lënë dëme të mëdha në vitet kur u mbajt, pikërisht në Gërmi.

You may also like