Zvicra direkt në Botëror, kështu u vlerësuan Shaqiri e Zeqiri

by admin
Spread the love

Zvicra ka realizuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Bullgarisë me rezultat 4-0, duke e siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, shkruan Insporti.

Me triumfin e tyre dhe barazimin pa gola të Azzurrëve kundër Irlandës së Veriut, Zvicra siguroi vendin e parë në Grupin C me 18 pikë, dy më shumë se Italia.

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri asistoi në dy golat, atë pë 1:0 ku shënoi Noah Okafor, dhe asistoi edhe për golin e Remo Freuler (90’+1) që vulosën fitoren e Zvicrës.

Kapiteni Xherdan Shaqiri është vlerësuar me paraqitjen më të mirë dhe ka marrë notën më të lartë në takim (8.3). Teksa, Andi Zeqiri, i cili u ikuadrua nga minuta e 79’të u vlerësua me notën 6.3.

/Insporti.com

You may also like