Zudi Enuz Koka merr detyrën në NP “Higjiena komunale” Shkup

by admin
Spread the love

U.d drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi, sot e mori detyrën nga drejtori i deritanishëm Abdusamed Shabani.

“Enuzi dhe Shabani diskutuan për aktivitetet lidhur me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale dhe sfidat gjatë menaxhimit me njërën nga kompanitë më të mëdha publike, e cila është me rëndësi jetike për funksionimin e Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e NP “Higjiena komunale” – Shkup.

Zudi Enuzi Koka është i diplomuar në drejtësi, dhe deri tani ka qenë aktiv në sektorin e biznesit privat si menaxher i disa kompanive.

You may also like