Zoti i bekoftë serbët! – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka mbështetur hapur Milorad Dodik në kandidimin e tij për President të Rrepublika Srspka dhe njëkohësisht ka paraqitur një sërë mesazhesh skandaloze.

Në një fjalim të shkurtër video, Orban tregoi mungesë respekti për shtetin e Bosnjë, sepse ai asnjëherë nuk e përmendi emrin e shtetit, ndërsa ai e quajti Republikën Srpska një “fqinjë nderi” të Hungarisë, shkrujnë mediat boshnjake.

“Hungaria dhe Serbia janë fqinjë, por edhe Hungaria e konsideron Republikën Srpska si fqinj të saj nderi. Kjo është arsyeja pse ajo që ndodh me ju është shumë e rëndësishme për ne. Ka një ndikim në Hungari dhe në të gjithë rajonin, por sigurisht që ndikon edhe në jetën tuaj, domethënë në jetën e miqve tanë”, tha Orbán.

Ai tha gjithashtu se zgjedhjet po mbahen në Republika Srpska dhe e quajti Dodik “presidentin tuaj”, edhe pse ai është anëtar i Presidencës së Bosnje.

“Në RS po vijnë zgjedhje të rëndësishme. Unë e njoh mirë presidentin tuaj, zotin Dodik, i cili është mik i mirë i Hungarisë dhe popullit hungarez, dhe jam gjithashtu krenar për miqësinë tonë personale. Është një njeri që është i gatshëm të ruajë paqen, i hapur për dialog, që mbron respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe që mbron gjithmonë dhe në çdo rast interesat e popullit serb”, tha Orban.

Ai tha se gjithmonë e ka mbështetur Dodikun dhe për këtë ka dëshirë të bashkëpunojë me të në të ardhmen.

“Shpresoj që edhe pas zgjedhjeve të kem mundësi ta bëj këtë. Zoti i bekoftë të gjithë serbët në të gjithë Ballkanin”, tha Orban.

Kujtojmë se kryeministri hungarez u nderua pak ditë më parë në Beograd me një titull të lartë serb. /tesheshi.com/

You may also like