“Zoti është planifikuesi më i mirë për të gjithë…”

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e ditës së premte reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, u arrestua nga Policia e Kosovës.

Ai ra në pranga bashkë me truprojën e tij, kjo pasi dyshohet që kanë sulmuar në studion e tij producentin Jetmir Agaj, shkruan “Kosovarja”.

Derisa ky lajmë u bë viral dhe u përhap shpejt në media patjetër që në këtë mes është e prekur edhe bashkëshorja e tij, modelja shqiptare, Arbenita Ismaili.

Bukuroshja ka reaguar për herë të parë pas këtij lajmi.

Ajo ka postuar një fotografi krahë artistit ku ka shkruar një status ku tregon mbështetje për partnerin e saj .

Ajo ka shkruar se ka njerëz që nuk ia duan të mirën këngëtarit sepse është i vërtetë: “Njerëzit do të flasin dhe nuk ka rëndësi se çfarë. Shumë keq që kemi lindur në një rreth të gabuar të cilët nuk na meritojnë neve. Ata të urrejnë ty sepse je njeri i vërtet dhe duke qenë njeri me zemër të mirë. Unë të njohë ty dhe e di që ata do të vrisinin që të shihnin ty duke rënë”.

Tutje ajo vazhdoi duke e etiketuar partnerin si mbret të saj duke hënë se planet e këtyre njerëzve nuk hecin sepse Zoti është planifikuesi më i miri: “Një mbretëresh gjithmonë e mbështet mbretin e saj. Plani i tyre por Zoti është planifikuesi më i mirë për të gjithë. Shihemi së shpejt zemër le ti vrasim urrejtësit me sukses”.

 

 


You may also like