Zortea i dhuron një pikë Salernitanës, në “Arechi” ka paqe

by admin
Spread the love

Salernitana dhe Bologna janë ndalur në një barazim 1-1 në javën e 27-të të Serie A. Golit të Arnautovic, iu përgjigj Zortea në pjesën e dytë duke mbyllur edhe këtë takim në paqe ku ndanë nga një pikë.

Salernitana e nisi më kërkuese ndeshjen dhe u përpoq të zhbllokonte rezultatin që në minutat e para. Braziliani Ederson Lourenco kërkoi të gjente rrugën e rrjetës, por tentativa e tij nuk u finalizua si duhej.

Do të ishte sërish Salernitana pak minuta më vonë që do të kërkonte edhe një 11-metërsh, por pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari i ndeshjes e konsideroi gjithçka si të rregullt. Kështu, në fundin e pjesës së parë, Bologna gjeti edhe golin e avantazhit me anë të Marko Arnautovic duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës në avantazh të miqve.

Në pjesën e dytë, ndeshja nisi me një ritëm më të ngadaltë, ndërsa vendasit kërkuan të surpizonin vazhdimisht Bolognan. Baraspesha u vendos nga i sapofuturi në lojë Nadir Zortea, në prekjen e tij të parë të topit. Numri 21 i Salernitanës goditi në kufijtë e zonës dhe e ndali topin në cepin e portës së mbrojtur nga Skorupski.

Në minutat e fudit të takimit, Salernitana i shpëtoi humbjes falë një tranverse, ndërsa nga ana tjetër, Skorupski bëri një pritje të shkëlqyer pas një goditje dënimi.

Kështu, ndeshja përfundoi në paqe me rezultatin 1-1 ku të dy ekipet morën nga një pikë që nuk i ndihmon shumë në tabelën e klasifikimit. Bologna e vendit të 12-të ngjitet në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Salernitana e vendit të fundit tashmë ka 15 pikë në 25 ndeshje të luajtura. /oversport.tv

SERIE A – JAVA 27
Salernitana – Bologna 1-1
Shënues:
Zortrea 72’ / Arnautovic 43’

Foto: Bologna Fc 1909 Twitter

You may also like