Zorak Zekic largohet zyrtarisht nga Partizani, drejtimin e merr Arbër Abilaliaj

by admin
Spread the love

Zorak Zekic largohet zyrtarisht nga Partizani për të marrë drejtimin e Osijekut në Kroaci.

Vetë klubi i kuq ka dalë me një njoftim për medien, ku shpjegon se ndarja erdhi me marrëveshje të plotë mes palëve.

Njoftimi i Partizanit

“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falënderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.

Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.”


Top Channel

You may also like