Zonja e Parë e Ukrainës: Ju numëroni qindarkat, ne numërojmë viktimat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndikimi ekonomik në vendet e Europës për shkak të luftës në Ukrainë është i vështirë, tha Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

Në një intervistë për BBC nga Kievi, bashkëshortja e Presidentit ukrainas Zelensky, tha se teksa britanikët numërojnë qindarkat e tyre, Ukraina numëron viktimat.

“Unë e kuptoj që situata është shumë e vështirë. Por më lejoni t’ju kujtoj se në kohën e pandemisë Covid-19 kur pati rritje çmimesh u prek dhe Ukraina. Çmimet po rriten edhe në Ukrainë, por përveç kësaj njerëzit tanë po vriten. Kështu që kur të filloni të numëroni qindarkat në llogaritë tuaja bankare, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë viktimat”, tha Zonja e Parë e Ukrainës.

Ajo theksoi se nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte më e fortë, atëherë kriza do të ishte më e shkurtër. Ndër të tjera, Olena Zelenska u shpreh se me bashkëshortin e saj president rrallë shihet, por komunikon çdo ditë.

Lufta në Ukrainë ka shënuar tashmë më shumë se 6 muaj që kur u sulmua ushtarakisht nga Rusia. Për shkak të kësaj lufte, Europa po përballet me inflacion të lartë ndërsa dimri shihet si periudha më e vështirë për kontinentin për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe shtrenjtimit të energjisë elektrike.

 

You may also like