Zjarrvënie e qëllimshme në fshatin Straçincë

by admin
Spread the love

Banorët e fshatit Straçincë kanë raportuar për një zjarr I cili është përhapur me shpejtësi tek shtëpitë përreth. Denoncimi është marrë rreth orës 10:00 në numrin e vetëm të emergjencës 112 dhe, siç bëjnë me dije nga qendra për menaxhim me kriza, një ekip i zjarrfikësve ndodhet në terren për të ndërhyrë. Sipas raportit, me thonë bëhet fjalë për zjarrvënie. Nga QMK-ja bëjnë të ditur se deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, në 24 orët e fundit, në zonën e Shkupit nuk ka pasur ndërhyrje më serioze me zjarr, përveç në atarin e fshatit Pagarushë (Komuna e Studeniçanit), ku është djegur bimësia e ulët, gjashtë zjarrfikës të zjarrfikësve të Shkupit kanë intervenuar me dy vetura në periudhën nga ora 16:45 deri në ora 19:15. Gjatë ditës dhe natës së kaluar në rrethinën e qytetit të Shkupit ka pasur edhe shtatë intervenime të lehta, thonë ata. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like