Zjarret në Kili, 120 viktima e qindra të zhdukur – Shqip

by admin
Spread the love

Mijëra shtëpi po digjen

Qindra persona rezultojnë të zhdukur nga zjarret që vazhdojnë të përpijnë shtëpitë në rajonin Valparaiso të Kilit. Numri i viktimave të cilat kanë djegur mijëra shtëpi ka shkuar në më shumë se 120 persona, por janë identifikuar vetëm 33 prej tyre.

Zjarret që shpërthyen javën e kaluar mes një vale të pazakontë të nxehti i gjeti shumë banorë të papërgatitur të cilët nuk mundën dot të iknin në kohë. Aktualisht prioritet i qeverisë mbetet shpëtimi i sa më shumë jetë njerëzish dhe fikja e zjarrve.

Ndërkohë, vullnetarët po shpërndajnë ushqime dhe rroba për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre.
Megjithëse, zjarret e u nzitën nga kushtet e pafavorshme atmosferike autoritetet nuk kanë përjashtuar skenarin që zjarret të mund të kenë qenë të qëllimshme.

Klan News

 

You may also like