Zjarret në Algjeri/ Shkon në 25 numri i të vdekurve, mes tyre 10 ushtarë

by admin
Spread the love

Të paktën 25 persona, përfshirë 10 ushtarë kanë mbetur të vrarë nga zjarret që janë përhapur në të gjithë Algjerinë.

Të paktën 1,500 njerëz u evakuuan, sipas Ministrisë së Brendshme.

Nuk u bë e ditur se në çfarë periudhe kohore kanë humbur jetën viktimat, por zjarret kanë vazhduar të përhapen prej disa ditësh.

Zjarret, shumica të përhapura nga erërat e forta, u zhvendosën nëpër pyje dhe zona bujqësore në 16 rajone duke shkaktuar 97 vatra në vendin e Afrikës Veriore.

Operacionet për shuarjen e zjarreve përfshinë rreth 7,500 zjarrfikës, 350 kamionë në terren dhe mbështetje ajrore. Të paktën 37 persona u vranë gushtin e kaluar në Algjeri, pasi zjarret shpërthyen pranë kufirit verior me Tunizinë.


Top Channel

You may also like