Zjarre në Vushtrri, arrestohet i dyshuari për ndezje të qëllimshme (FOTO)

by admin
Spread the love

Sot, në zonën e Vushtrrisë, janë kapluar nga zjarri disa lokacione të ndryshme.

Zjarri në një lokacion ka përfshirë dy shtëpi të pabanuara, ndërsa po ashtu ishte afruar afër shtëpive të banuara. Të gjithë banorët e rrezikuar janë evakuuar pa ndonjë lëndim.

Rreth orës 19:30, është arritur që të lokalizohen zjarret në gjashtë lokacione, ku ishin të përfshira nga zjarri sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh pyje dhe ara.

Njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit në një nga zonat e përfshira nga zjarri, i cili më pas është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, teksa është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu janë iniciuar edhe dy raste tjera për veprën e njëjtë penale.

You may also like